• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vajza e ministrit të Ramës bën 5-vjeçe: E ëmbël shumë si puthja e mami Norës

Vogëlushja me ermin Ambla, sot feston 5-vjetorin e lindjes. Ajo është vajza e sekretarit organizativ në Partinë Socialiste Blendi Klosi, i cili ka mbajtur edhe detyrën e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në qeverinë Rama. Ai është lumturisht i martuar prej 17 vitesh me të bukurën Nora Klosi, e cila prej vitesh mban detyrën e drejtoreshës së produksionit në televizionin “Klan”. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Aronit dhe Amblës. E vogla e shtëpisë sot ka festë dhe babi Blendi e ka nisur ditën me një urim shumë të bukur publik për të. Në fakt është më shumë një kujtim i ndjenjës së lumturisë që Klosi shprehu me fjalë, ditën që i lindi vajza. Ai i ka risjellë edhe njëherë ato fraza, pas 5 vitesh:  Të dashurit Miq, Sot në orën 5.30 , Aroni u bë me një motër të vogël, të bukur si drita e mëngjesit kur lindi, e të ëmbël shumë shumë shumë si puthja e Mami Norës. Ambla e vogël na lumturoi pa fund e ne gëzimin tonë duam ta ndajmë me ju!”/ revistawho.com

CLOSE
CLOSE