lefuture

Vajza e Albanit dhe Miriamit 1 vjeç, këngëtarja: Të dua në çdo rrahje zemre (FOTO E PARË E VOGËLUSHES)

al_1455472062-5364105

Dita e sotme shënon dhe një tjetër festë. Një nga çiftet më të dashura për shqiptarët, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani festojnë 1-vjetorin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre. Për ta kjo është një nga ditët më të lumtura në jetë dhe Miriami ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë shumë të ndjera në rrjete sociale, duke e shoqëruar gjithashtu me foton e parë të Amelisë bukuroshe dhe shumë të qeshur. Ajo nuk harron që gjithashtu të urojë dhe festën e 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. 

“1 vit kaloi sikur të ishte 1 ditë, dhe ende kur të shoh nuk më besohet që je e vertetë!
Ameli, të dua në çdo rrahje të zemrës time.
Ato rrahje që vetëm ti i ke ndjerë e dëgjuar brenda meje ..
Gëzuar Ditëlindjen drita ime ❣️
Ti dhe babi jot jeni motivi që çdo mëngjes më bën të hap syte. “Do ju dua në çdo jete, jeni parajsa që më pret ..”
Gëzuar Shqipëria ime për plot 104 vite Pavarësi🇦🇱
Sot është dita më e bukur e vitit❣️”-shkruan Miriami.

15207791_10211353563414160_1807431805_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password