• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vajza e Agollit i përlot të gjithë, mesazhi prekës për të atin e sëmurë

Një postim i vajzës së Dritëro Agollit i ka prekur të gjithë. Larg babait të saj, në Londër, Elona shkruan fjalë të ndjera e në to ndihet malli e dhimbja që ajo ndjen për shkak të sëmundjes me të cilën po lufton shkrimtari i madh. Për më shumë lexoni statusin më poshtë:
“Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet;
e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.
Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.
Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd.
Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”.

IMG_2829

CLOSE
CLOSE