Ushqente fëmijën vetëm me fruta, 33-vjeçarja përfundon në gjykatë


Elizabeth Hawk, 33 vjeçe, është vënë në bankën e të akuzuarve me akuzën se ka rrezikuar shëndetin e djalit të saj 11 muajsh.

Ka qenë babai i 11-vjeçarit Jerry Hawk ai që i ka dhënë alarmin policisë se fëmija e tij është në një gjendje kritike për jetën, pasi 33-vjeçarja e ka ushqyer vetëm me fruta e stika (fruta të thata).

Pas kësaj, nga kontrollet e autoriteteve është zbuluar se djali i vogël është ushqyer me fruta pylli e arra për plot një javë.

Brandy Hawk, kunata e Elisabeth, ka treguar se fëmija kishte filluar të shfaqte probleme fizike, saqë nuk ishte në gjendje të lëvizte edhe duart.

Tashmë, djali po qëndron në shtëpinë e të atit bashkë me dy fëmijët e tjerë të tij. /Blitz.al/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password