lefuture

UNESCO përfshin birrën belge në listën e Trashëgimisë Kulturore

belgian-2-730x440-550x332

Nëse do t’iu jepet mundësia të ngrini një gotë birre nga Belgjika, mbajeni mend mirë dhe të jeni të sigurt: ajo do të jetë një eksperiencë kulturore. UNESCO e ka shtuar birrën belge në listën e “Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”. Belgjika është e njohur në mbarë botën për gamën e gjerë të shijeve, nga pijet ekstremisht të athta e deri tek ato ekstremisht të hidhura, të prodhuara thuajse në çdo qytet apo fshat të shtetit të Evropës Perëndimore me popullsi prej 11 milionë banorësh. Historia e shkumës belge shkon disa shekuj mbrapa deri në kohën e murgjve të Mesjetës, teksa është manifestuar nëpër piktura nga Pieter Bruegjel dhe në disa këngë të panumërta që prej atëherë. Udhëheqësi rajonal i Brukselit, Rudi Vervoort tha të hënën se “birra ka qenë pjesë e shoqërisë sonë që prej kohëve të lashta”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password