• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Unaza e martesës e Princit Harry, detajet e pazbuluara më parë

Përveç Meghan Markle, duket se dhe Princi Harry ka dalë “kundër” traditave të familjes mbretërore. Unaza që Princi Harry ka zgjedhur për martesën e tij është me një dizajn modern prej platini, ndryshe nga ai klasik i punuar me ar që familja e tij ka preferuar prej vitesh. Gjatë njërës prej vizitave të tij të fundit, fotografët kapën një foto detaj të unazës së tij. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e meshkujve të familjes mbretërore nuk mbajnë unazë martese, prandaj zgjedhja e veçantë e Harry ishte e habitshme. Vëllai i tij, Princi William dhe gjyshi Princi Philip nuk mbajnë unazë, ndërsa Princi Charles e mban gjithmonë si Princi Harry. Ndryshimi është se Princi Charles ka zgjedhur arin klasik, ndërsa Harry stilin modern. Madje Princi Harrry e mban unazën në gishtin e martesës, kurse Charles në gishtin e vogël. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE