• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Udhëtimi i premtuar për Erionin dhe Lukrecian nga ‘Dua të të bej të lumtur’ bëhet realitet

Të shtunën që lamë pas nisi sezoni i ri i ‘Dua të të bëj të lumtur’. Mbrëmjen e parë u prezantuan 4 histori që na bënë të qeshim dhe të qajmë. Njëra prej tyre, e cila tërhoqi vëmendje në veçanti ishte ajo e Erionit. Ai kishte humbur bashkëshorten shtatzënë në një aksident dhe tashmë kishte mbetur i vetëm me të bijën, Lukrecia.

Erioni ftoi vëllain për ta falenderuar për gjithçka ka bërë për të. Në studio erdhi edhe Lukrecia, e cila mori një surprizë nga stafi i programit të njohur, por edhe një udhëtim dhuratë në ‘Disney Land’ bashkë me babain e saj. Pikërisht ditën e sotme ky udhëtim është bërë realitet duke u mundësuar nga ‘Matias Travel’.

Lajmin e  ka bërë të ditur vetë Arbana, moderatorja e programit, e cila ka publikuar foton e Erionit dhe së bijës në aeroport teksa nisen. Edhe një tjetër mision i programit të emocioneve u bë realitet në kohë rekord./revistawho.com

CLOSE
CLOSE