lefuture

U tha se Mirela i hodhi salcë në kokë Linditës se nuk paguante dot masterin, reagon shoqja e saj: Boll, e vërteta është ndryshe

cats-120

Data 17 nëntor nuk do të harrohet kollaj nga maturantët dhe kjo jo se është data e Çlirimit të Tiranës, por sepse një nga studentet e Universitetit të Tiranës, njëkohësisht dhe aktiviste e shoqërisë civile, përballë qindra njerëzve i derdhi salcën në kokë ministres së Arsimit. Bëhet fjalë për Mirela Rukon për të cilën u tha edhe arsyeja se pse ajo kishte vepruar në këtë mënyrë, kishte të bënte me jetën e saj të vështirë. Mirela është një vajzë që vjen nga një familje e rritur në kushte të vështira ekonomike që nuk kishte mundësi financiare për ta paguar masterin dhe për këtë arsye ajo zgjedh që inatin edhe mërzinë ta shfryjë mbi kokën e Lindita Nikollës. Ditën e sotme, shoqja e saj njëkohësisht aktiviste e shoqërisë civile ka bërë thirrje që arsyeja pse Mirela veproi ashtu, të mos gjendet tek personalizime bajate, pasi e vërteta është ndryshe. Sipas shoqes të Mirelës, veprimin e Mirelës do ta bënte çdo student dhe çdo maturant, ky ishte një veprim i menduar dhe i planifikuar nga aktivistët.

“Akti i Mirelës nuk ishte vetëm akti i dëshpëruar i studentes nga Fieri që nuk përballon dot tarifën e masterit, dhe Nikolla nuk është vetëm gruajamama¬ministre. Prandaj boll me këto personalizimet bajate dhe sofizmat prehistorike “po s’fitove gjë”. Në vend të Mirelës dje mund të kish qenë cilido nga aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të larmishëm në shumë aspekte por të bashkuar në vullnete. Në vend të Nikollës, cilido nga hajdutët pa shtyllë kurrizore që na qeverisin. #NikollaDorëhiqu”./JOQ

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password