• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U tha se kaluan pushimet bashkë në Como, por ja si qëndron e vërteta për Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Pak ditë më parë lajmi se Jennifer Aniston dhe Brad Pitt po kalonin pushimet së bashku u përhap shumë shpejt. Vendi ku flitej se dyshja po qëndronte ishte Como dhe menjëherë u mbush plot me gazetarë dhe paparacë. Por duket se kjo ka shkaktuar probleme. Dy ish të dashuruarit nuk ndodheshin aty dhe paparacët kishin zënë rrugën duke mos lejuar makinat të kalonin.

“Na vjen keq për këtë trazirë të shkaktuar në nivel botëror dhe u kërkojmë paparacëve të cilët kanë ditë që janë vendosur jashtë vilës të lënë të lirë kalimin e makinave dhe atë këmbësorëve, sepse po verifikohen disa probleme në qarkullim”,-thuhet në komunikatë.

Pavarësisht fjalëve që qarkullojnë, duket se Pitt dhe Aniston e kanë lënë pas të shkuarën./revistawho.com