• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

U tha se dasma do të ishte private, por të ftuarit VIP ‘tradhëtojnë’ Jona Spahiun

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Jona Spahiu kurorëzoi dashurinë e saj me Frenkli Ymerin, nëpërmjet një dasme madhështore të mbajtur në një prej hoteleve më luksoze të kryeqytetit. Në këtë ditë mjaft të veçantë Jona kishte zgjedhur të vishte fustan të bardhë me dantellë dhe detaje të qëndisura i cili e tregonte si një princeshë të vërtetë. Edhe pse në muajin e pestë të pritjes së ëmbël duket se bukuroshja e ka shijuar në maksimum këtë ditë.

Dasma u mendua të ishte mjaft private, ashtu si barku i rrumbullakosur apo festa e beqarisë. Por të ftuarit VIP të paduruar dhe mjaft entuziastë kanë ndarë në rrjete sociale copëza nga momentet e dasmës. Të pranishëm kanë qenë dhe kolegët e Jonës në “Digitalb”, gjithashtu edhe miq të cilët i ka njohur në emisione të ndryshme. Ne po ju tregojmë disa nga të ftuarit dhe si u dukën ata./revistawho.com

Elona Duro dhe bashkëshorti

Vilma Masha

Familja Shakohoxha

Bora Zemani

Ylli Limani

Ilda Bejleri dhe Joni Peçi