Nëse të gjithë joshen nga bukuria e saj, për Erjona Sulejmanin kjo nuk është gjithçka çfarë dëshiron. Bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili merr një tjetër hap në jetën e saj duke prodhuar një linje kostumesh plazhi për femra e meshkuj. Në një intervistë ekskluzive për konica.al ajo rrëfen sesi nga modelingu dëshiron të nisi një tjetër sfidë në jetën, mbase në atë që nesër mund të jetë trashëgimia edhe për djalin e saj të vogël. Erjona është gati të sjellë linjën e saj dhe të provoj veten në tregun italian dhe më gjërë.
Synoni vetëm tregun italian apo edhe më gjërë? Edhe Shqipërinë?
Linja është në një platformë online. Kushdo mund të blej atë çka dëshiron. Shpërndarja nuk është e limituar, është për të gjithë botën. Kam menduar që çmimet të kenë një nivel mesatar. Sigurisht që s’mund të jenë të lira, për arsye se une kërkoj mbi të gjitha kualitetin.
Mediat italiane shkruajnë herë pas herë për ju, për raportin me futbollistin e famshëm e mbi të gjitha për bukurine tuaj. Ndiheni e përkëdhelur?
Në fakt po, jo vetëm për vëmendjen mediatike, por për çdo mundësi që më ka dhënë. Mediat flasin shpesh për jetën time, historinë time. Unë e falenderoj Italinë për mundësitë e shumta. Para se të njihesha me bashkëshortin kam punuar si modele që e vogël. Kam pasur mundësi të udhetoj për shkak të punës, kam pasur autonominë time, rrogën time. Do ti jem mirënjohëse gjithmonë këtij vendi.
Femrat e bukura kanë qënë gjithmonë në fokusin e mediave italiane. Ju ka ardhur ndonjë ofertë prej tyre?
Kam pasur oferta të ndryshme për të qënë pjese e medias këtu në Itali. Shumë femra të tjera do ta shfrytëzonin këtë momentë, por unë kam zgjedhur ti dedikohem djalit tim. Ai është ende i vogel dhe ka nevojë për përkujdesjen time. Kam pasur dy oferta për programe reality, por për momentin mbi të gjitha është djali im. Nisur nga kjo, prandaj zgjodha të kem një linjë timen. Mund ta menaxhoj kohën siç unë dëshiroj dhe të mos rri shumë larg djalit. Edhe në rastet kur kam punuar si modele djalin e kam pasur me vete, nuk e kam lëneë me babysitter.
Zonjat e futbollistëve kanë qënë shpesh tema e serialeve televizive. Sa afer dhe larg tyre është jeta juaj?
Jeta e një bashkëshkorte të një futbollisti është si ajo e nje modeleje, udhëton nëpër Europë e vende të tjera. Por nuk është vetem kjo, sërish duhet të sakrifikosh për familjen, ti dedikohesh asaj. Bashkëshorti im është edhe një këshillues shumë i mirë i vendimeve të mia. Une bisedoj me të për gjithçka më ofrohet. Edhe për ofertat televizive kam biseduar me të fillimisht, por siç ju thashe djali është për ne, mbi gjithçka.
Duket qartë që ai është motivi juaj…
Djali është frymëzimi i jetës sime. Çdo gjë e bëj për të, që edhe ai të ketë një trashëgimi, pse jo të jete edhe ai pjesë e tij.
Ju mungon Shqiperia? Ju merr malli për qytetin tuaj të lindjes?
Normal që më mungon. Më mungojne shumë gjera, sidomos kur ke kaluar një pjesë të jetes atje. Shpesh them pse s’jam aty, por kjo është jeta. Duke kerkuar më të mirën, duhet të përballesh edhe me faktin qe e mira ndodhet larg vendit tend. Unë jam shkodrane, mendoj se ne jemi shumë të lidhur me qytetin, ndaj më merr malli shumë, emocionohem sa herë lexoj për të.
Nëse ju zgjodhët të lini modelingun për sipërmarrje private, shumë femra ëndërrojnë të jënë pjësë e modës. Ç’duhet të kene ato parasysh teksa nisin këtë aventurë në jetën e tyre?
Modelingu është plot sakrifica. Mund të xhirosh botën, të jesh larg familjes. Mund të kesh sukses por edhe dështim. Bëni mire të mos e kini objektivin tuaj të vetëm, jepini jetës një tjetër mundësi. Modelingu ka një jetëgjatësi të shkurtër, përpiquni të shikoni më larg kësaj.
Edhe mediat shqiptare ju kanë dhënë vëmendje, është shkruar shpesh për ju. I lexoni?
Une i falenderoj mediat shqiptare që kanë publikuar artikuj të ndryshëm, referuar mediave italiane, por janë marrë vetëm me bukurinë time, jo me punën dhe me atë çfarë dua te bëj. Bukuria nuk është gjithçka në jetë.
Linja e Erjona Sulejmanit “JuiceWear” do të marr jetë në mars të këtij viti. Platforma e saj do të jetë online shumë shpejt dhe ne s’na mbetet veçse ti urojmë sukses në këtë sipërmarrje të re./konica.al