Që do e shihnim në një projekt muzikor, Anjeza Maja na e kishte treguar prej kohësh, por çdo detaj mbeti vetëm supozim deri dje. Bruno dhe Klajdi Haruni publikuan klipin e radhës të quajtur ‘Mbase’. Një baladë që padyshim do jetë sukses, pasi përveç zërit të mrekullueshëm të dy djemve simpatik, surprizë ka qenë protagonizmi i moderatores së njohur. Ajo shfaqet shumë në formë në videon e këngës, e cila është xhiruar pranë natyrës. E qeshur, me sharm, herë duke kërcyer, herë duke vrapuar, më të bukur se kaq nuk e kishim parë asnjëherë Anjezën. Kjo këngë zbuloi një talent tjetër të bukuroshes së ekranit, aktrimin./revistawho.com