• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U njohën në xhirimet e klipit, Maluma kokë e këmbë i dashuruar me 24-vjeçaren

Kënga “Felices los 4”, pa dyshim ishte një ndër më të suksesshmet të këngëtarit shumë të pëlqyer, Maluma. Ajo çka tërhoqi vëmendjen në klip ishte modelja 24-vjeçare, Natalia Barulich. Me bukurinë dhe sensualitetin e saj, ajo fitoi zemrat e të gjithëve dhe jo vetëm. Maluma po ashtu shfaqi interes ndaj saj dhe prej muajsh jetojnë një lidhje shumë të bukur dashurie. Me sa duket këngëtari i njohur është më i dashuruar se kurrë. Kjo duket nga dedikimet që ai i bën modeles në rrjetet socialie. Edhe kjo e fundit shfaqet shumë e dhënë pas tij, ndaj duhet të themi se për momentin janë një nga çiftet më të bukur në showbiz./revistawho.com