lefuture

“U ndje i injoruar gjatë fushatës”, sherr në familjen Clinton, ish-Presidenti hedh telefonin në çati

3a60450f00000578-0-image-a-22_1479219563892

Në ditët finale të fushatës elektorale për zgjedhje presidencialet në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton kanë pasur një debat të fortë. Sherri në familjen Clinton kishte të bënte me përpjekjet e Hillary për të fajësuar Drejtorin e FBI-­së, James Comey për rënien e saj në sondazhe dhe rrezikun e ndikimit të letrës së tij në humbjen e zgjedhjeve. “Isha me Bill­in në Little Rock kur, ai pati sherr me të bërtitura me Hillary­n në telefon, pasi ajo akuzonte Comey për rihapjen e hetimeve për çështjen e e­maile­ve”, tregon një këshilltar i afërt i Bill Clinton, shkruan “Daily Mail”. Bill fajësonte për situatën e krijuar menaxherin e fushatës së Hillary­t si dhe kreun e Podestës pasi u treguan të shurdhët për ekonominë e dobët dhe ndikimin e saj te milionë e miliona votues të klasës punëtore. “Bill ishte me fytyrë të skuqur gjatë bisedës me Hillary aq sa isha i shqetësuar mos pëson goditje në zemër. Ai u mërzit aq shumë sa që hodhi telefonin në çatinë e shtëpisë në Arkansas River”, citon sot “Panorama” artikullin e “Daily Mail”. Gjatë fushatës, Bill Clinton u ndje i injoruar nga këshilltarët kryesorë të Hillary, kur kërkoi që të ishte ekonomia pika kryesore e fushatës. Ideja e Bill ishte që të krijohet lidhje me njerëzit që janë lënë pas dorë nga revolucioni në teknologji dhe globalizmi. “Bill gjithashtu tha se shumë afrikano­amerikane janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me rezultatet e tetë viteve të Presidencës së Obamës”, tregon këshilltari i afërt i ish-­Presidentit. Për të, vendimi i Drejtorit të FBI­së nuk do të ndikonte te rezultati i zgjedhjeve pasi votuesit e kishin marrë tashmë vendimin për votën. “Hillary nuk e dëgjonte. Ajo i tha Bill se idetë e tij ishin shumë të vjetra dhe se ishte jashtë realitetit. Në fund, Bill nuk mund të bënte asgjë sepse Hillary dhe njerëzit e saj nuk e dëgjonin për asgjë që ai thoshte.”

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password