• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U larguan nga “Vizion Plus”, aktorët e “Apartamentit 2xl” falenderues për gjithë vitet që kaluan aty

Aktorët e “Apartamentit 2xl” kanë konfirmuar largimin e tyre drejt televizionit ‘Klan’. Duket se ky transferim pas 9 vitesh i spektaklit të humorit i ka prekur aktorët dhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale kanë shprehur falenderimet për “Vizion Plus”. Julian Deda dhe Visjan Ukcenaj tregojnë se ky televizion i ka mbështetur gjatë rrugëtimit disavjçar.
“Gati 9 vite punë të rehatshme. Të rehatshme në të gjitha drejtimet. Është pikërisht kjo, fjala që unë zgjodha për të treguar ndjesinë time në raport me drejtuesit dhe stafin e kësaj kompanie. Ne këtë vend, të punosh rehat është gati një luks, që shumë kompani nuk e ofrojnë. Në ‘Vizion Plus’ dhe ‘TRING’ unë e gjeta me shumicë, prandaj kam dëshirë t’i falenderoj shumë përzemërsisht të gjithë, duke filluar nga Turi, e duke vazhduar me drejtuesit Genc Dulakun dhe Rida Dulakun”, – ka shkruar Juli. Më tej ai ka shtuar se dhe ky largim i tij dhe i ‘Apartamentit 2XL’ ishte pa asnjë lloj pengu dhe inati.


Visjan Ukcenaj nuk ka qendruar i heshtur dhe po ashtu ka konfirmuar në ‘Instagram’ largmin nga “Vizion plus” dhe “Tring”, duke i falenderuar për gjithçka në lidhje me spektaklin e njohur.
“Dashuria e parë nuk harrohet kurreë Faleminderit “Tring” dhe “Vizion Plus” për këtë rrugëtim fantastik. Jam i lumtur që kam qënë pjesë e juaja. Jeni të gjithë fantastikë. Familja 2xl vazhdon … Shihemi sezonin tjetër në Klan” – ka shkruar Ukcenaj në ‘Instagram’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE