close
Breaking NewsLajme

U larguan nga Shqipëria, ja çfarë bëjnë në SHBA Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi

shpetim-saraci

Dy artistët e njohur shqiptarë Mira Konçi dhe Shpetim Saraçi janë larguar nga Shqipëria vetëm pak muaj më parë. Çifti i njohur shqiptar po jeton në SHBA. Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.
Kur ata ndodheshin në Shqipëri, veprimtaria e tyre artistike ishte më e rrallë në skenë, por duket se dy artistët janë angazhuar seriozisht në SHBA. Kjo gjë duket edhe në një postim të organizatores së eventeve në Toronto të Kanadasë, Teuta Ajdini Haxhillari. Ajo ka publikuar një foto të Saraçit e Konçit duke punuar dhe fton shqiptarët në SHBA t’i bashkëngjiten eventit. “Artistët e shquar shqiptarë, këngëtarja e madhe Mira Konçi, dhe një nga kompozitorët më të shkëlqyer shqiptarë, Shpëtim Saraçi të ftuar në “Rh Scholarship Event November 18”. Ju mirëpresim!”, shkruan Haxhillari. /Opinion.al

loading...