Këngëtarja e famshme shqiptare Miriam Cani, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show Magazine”, ku foli për karrierën e saj në muzikë, projektet e reja e sigurisht ndau me publikun edhe disa detaje nga jeta e saj private.
Mirëpo, duket se Cani zbuloi në studio pak më shumë nga ç’do të kishte dashur, pasi e pyetur me ngulm nga gazetari Ervi Kurti, këngëtarja la të kuptohet se në bashkëpunimin e saj të ri me partnerin Alban Skënderaj, do të ketë një pjesë edhe vajza e tyre Ameli.
Dhe jo vetëm kaq, por vogëlushja e çiftit të artistëve mund të mos jetë thjesht pjesë e klipit, por mund edhe të këndojë së bashku më prindërit. Cani ngurroi të jepte detaje të tjera lidhur me këtë projekt që ajo e quajti më të rëndësishmin e karrierave të tyre, ndaj gjithçka mbetet të shihet kur kënga të publikohet.
Xing.al