• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

U duhet një ide për të kaluar natën jashtë me miqtë? Mund të ‘vidhni’ stilin e Lady Gagas

Lady Gaga njihet si një ndër artistet më kontraversiale në botën e muzikës. Jo vetëm këngët e saj, por edhe stili në të veshur është shumë i veçantë. Shumë herë është diskutuar në media, madje dhe kritikat nuk kanë qenë të paktat për të. Megjithatë ajo ka arritur të fitojë gjithmonë vëmendje dhe pavarësisht kritikave pëlqehet nga një pjesë e madhe e dashamirësve të muzikës.

Zakonisht në daljet e saj publike me miqtë, Lady Gaga është fotografuar e veshur shumë thjesht dhe madje disa herë pamja e saj ishte shumë larg asaj që jemi mësuar të shohim në daljet skenike. Megjithatë në disa fotografi të kapura së fundmi nga paparacët, Lady Gaga duket një mrekulli e vërtetë. Gjatë kësaj jave ajo është parë duke shijuar një mbrëmje mes miqsh në një New York. Këngëtarja 32-vjeçare për këtë mbrëmje kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi të gjatë në stilin e një manteli që dukej shumë elegant në trupin e saj.

On the town: Lady Gaga put on an elegantly stylish display on Wednesday as she was spotted in New York with pals

Megjithatë duhet thënë se ky stil i fustanit të këngëtares do të dukej shumë i bukur në çdo trup, mjafton që të kombinohet bukur me disa detaje si varësja e gjatë e Lady Gagas. Gjithashtu duhet thënë se është një ide shumë e mirë për një veshje sa më të freskët dhe sa më klasike gjatë netëve të verës. /revistawho.com

She's taken! The blonde beauty flashed her massive engagement ring from beau Christian Carino

CLOSE
CLOSE