Pas një lajmi të publikuar në media në lidhje me zhdukjen e një nxënësi 10 vjeçar në Tiranë, është mësuar se Nendi Meta është gjetur.
Edhe pse familjarët e denoncuan të humbur që në mëngjes, burime pranë policisë konfirmojnë se nxënësi 10 vjeçar është gjendur pak orë pas nisjes së mësimit, rreth orës 10:00 në ambientet afër shkollës “4 Dëshmorët” duke luajtur me shokë. /Gazeta Express