• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

U bë nënë për herë të parë, Maya zbulon kuptimin e emrit të djalit

Ditën e sotme e ftuar në emisionit “Lartë e Poshtë”, ishte këngëtarja e dashur për publikun Maya. Gazetari Eraldo Rexho ka realizuar një intervistë specialenë shtëpinë e këngëtares, e cila sapo është bërë nënë. Maya solli në jetë një vogëlush, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Jonas. E pyetur nga gazetari ajo zbuloi se ja ka zgjedhur emrin në një mënyrë shumë të veçantë.
“Jonas në fakt ja ka vënë vetë emrin vetes, sepse unë kisha disa emra dhe ky ishte njëri nga ata. Unë i bëra lidhjen kur ma thanë Jonas, më pëlqeu dhe një mikja ime më tha se është deti “Jon” dhe njësh prapashtesa ‘as’ edhe mua më tingëlloi bukur. Ndërkohë edhe në Gjermani ky emër ishte në modë, sepse edhe njeriu që ma tha vinte nga andej. Plus edhe njëra nga motrat e mia e kishte dëgjuar si emër të bukur edhe unë e lidha me detin Jon. Në të vërtetë është një profet. Në listë kisha edhe disa emra të tjerë si Mirtjan, që ishte një gërshetim i emrit të babait dhe i vëllait tim. Ishte emri Brisan, një vend në vendlindjen time. Ishte emri Valon që ma tha një miku im. Një emër tjetër ishte edhe Damian, ose i fuqishëm në shqip. Unë thashë kur të lindi djali do të marri një nga këta emra. Çfarë ti shkojë portretit të tij atë do marri. Kur lindi ai me sytë bojqielli, që i ka ende, edhe mendova si fëmijë aristokrat, mu duk ky më i përshtatshmi, prandaj edhe thashë që ja vuri vetë emrin”, u shpreh këngëtarja.


Maya vendosi që pritjen e ëmbël ta mbajë larg vëmendjes mediatike dhe ende nuk ka zbuluar imazhin e djalit të saj të parë./revistawho.com