• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U bë nënë pas humbjes së të afërmve, Maya: Im bir më bëri të besoj

Në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtarja vlonjate, Maya u bë nënë për herë të parë. Ajo bekoi dashurinë e saj me një vogëlush të quajtur Jonas. Jonas erdhi si një dhuratë e madhe nga Zoti për këngëtaren në prag të festave, pasi në 2017 ajo humbi  persona të rëndësishëm të jetës së saj, të atin, të ëmën dhe të vëllain. Gjatë një interviste për emisionin “Lartë e Poshtë” Maya zbuloi se kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte pas këtyre humbjeve.

“Është ndjenja më e magjishme, rast i veçantë për shkak të moshës dhe humbjeve familjare që patë në 2017. Janë vendime të Zotit si të mirat si të këqija. Pasi im vëlla bëri vitin më erdhi në jetë ky fëmijë që më bën të besoj se kam fuqi të mbinatyrshme. Kam humbur tre familjarë brenda 4 muajve dhe tek djali çuditërisht shoh portretin e babait, sytë e nënës dhe të vëllait, është një gërshetim i tipareve të atyre që kanë ikur dhe për këtë falënderoj Zotin”, u shpreh këngëtarja.

Maya u shpreh se shumë shpejt do i rikthehet muzikës me projekte të reja, të cilat i ka menduar shumë mirë. Ajo ka bërë në plan që për festën e 7-Marsit do të shkëputet disa ditë për të performuar./revistawho.com

CLOSE
CLOSE