close
Breaking NewsLajme

Turjan Hyska ka dy fjalë për të thënë: Këto janë këpucët e Aurela Gaçes…

turiiii

Dje kryeqytetit i është rikthyer energjia e mbrëmjeve live, që vetëm ajo di të dhurojë. Prej të shtunës së 30 shtatorit, Aurela Gaçe dhe banda e saj do të jenë çdo javë me ne për të na dhuruar emocione nga ato të fortat. Me një vendndodhje të re, tashmë në Venue Club, Gaçe do të presë në këtë rikthim të sajin të gjithë adhuruesit e saj, ata të muzikës së vërtetë. Në mbrëmjen e inagurimit, prezentë në sallën e tejmbushur ishin dhe mjaft personazhe të njohur të jetës publike, mes tyre dhe Turjan Hyska, i cili i ka dedikuar një natë pas magjisë këtë status divës së skenës sonë.

“Këto janë kepucët e Aurela Gaçes!

Pas tre orëve së kënduari live, këpucët u dorëzuan.

Nuk e mbanin dot më “bishën” sipër tyre, ndërkohë Aurela vazhdoi të çudiste njerëzit dhe dy orë të tjera! Brenda asaj krijesës së vogël me trup, lindur në katin e dytë të një parafabrikati në Llakatund, vepron një ansambël, ku t’i gjen fuqinë e jugut, ashpërsinë e bukur të veriut dhe energjinë e Shqipërisë së mesme! Gjithçka është në sintoni perfekte, jashtë të natyrshmes, e pa shpjegueshme, gati gati hyjnore. Ajo e do damarin shqiptar dhe shpirti ia këndon gjithë forcë. Kjo dihet! Ajo që më bëri përshtypje duke e ndjekur në shtëpine e saj të re të muzikës së gjallë ishte edukimi i publikut! Aurela kërkon butë, ëmbël por dhe me nerv ndonjëherë, të bindë çdokënd prej nesh, sa e bukur është muzika shqiptare dhe ia arrin gjithmonë. Nuk ka nevojë të njohësh muzikën që të kuptosh Aurelën, por mjafton të hapësh shpirtin.

Aurela është një grua 42 vjeç, 1.65 e gjatë, nënë e dy fëmijëve dhe nëse i vendos një mikrofon në dorë, papritur, shndërrohet në një krijesë mitologjike që të kafshon shpirtin aq ëmbël duke ta mbushur me dëshirë për të jetuar.

Në fund të fundit muzika është jetë.

Aurela nuk ka nevojë për lëvdata, por disa gjëra duhen thënë. Në zymtësinë e jetës sonë alla shqiptarçe, ka sigurisht njerëz frymëzues, kristalë të vyer që duhen ruajtur me fanatizëm dhe një ndër ta është kjo zonja që shpërthen kur këmbët i shkelin tokë shqiptare! #shpirtshqiptar #gjakshqiptar”, – ka përfunduar Turi, i cili ka thënë me zë të lartë atë që e kanë ndjerë shumë prej atyre që ishin dje të pranishëm në sallë. / revistawho.com

Tags : aurela gaceTurjan Hyska
loading...