Situata politike në Maqedoni ka përfshirë edhe Tunën e cila ditën e djeshme ka publikuar një status ku ironizon faktin që edhe disa muaj pas zgjedhjeve në Maqedoni ende nuk ka një qeveri. “Unë jam gati për të lindur dhe Maqedonia ende nuk ka një qeveri”, -shkruan këngëtarja. Kujtojmë se Maqedonia është vendlindja e Tunës. Kjo është edhe arsyeja pse ajo shqetësohet për zhvillimet atje. Por me këtë status Tuna ka zbuluar edhe diçka: shumë pak kohë i kanë mbetur nga lindja./revistawho.com