Trump nuk e do as partia e tij, i kërkojnë të largohet nga gara për President

donald-trump

Shumë liderë republikanë kanë filluar ta braktisin kandidatin e tyre për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas videos së publikuar të shtunën nga ëashington Post, ku Trump flet me terma përçmues e vulgar për femrat dhe seksin me to.

Zërat kritikë tashmë janë rritur shumë dhe po kërkohet edhe dorëheqja e Trump nga gara tërësisht, vetëm një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Nga frika se Trump po baltos partinë Republikane, një grup senatorësh kanë tërhequr përkrahjet e më hershme që i kishin dhënë Trump-it duke i kërkuar që të lërë krejtësisht garën.

Gjithsesi, Trump ka thënë se është i vendosur të vazhdojë.
Listës së figurave të rëndësishme që po i prinë fushatës kundër-Trump tek Republikanët është edhe ish-kandidati për President dhe Senatori, John McCain nga Arizona, njofton Klan Kosova.
“E respektoj faktin se Donald Trump ka fituar shumicën e votave, por sjellja e tij këtë javë, përfshirë edhe komentet e tij për femrat dhe llafet e tij për mësymjet seksuale ndaj grave, ma bëjnë të pamundur madje edhe vetëm mbështetjen nga distanca”, ka thënë McCain, shkruan The Neë York Times, përcjellë Klan Kosova.
Madje sjelljen e Trump në videon e vitit 2005 e ka dënuar edhe vet kandidati për zëvendëspresident nga Republikanët, i zgjedhur nga Donald Trump, Mike Pence.
Ai tha se është ndjerë i “ofenduar nga sjellja e Trump”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password