Tronditet Meksika, pastori përdhunon vajzën 8-vjeç në këmbim të 2 arkave me birrë

priftishqip-dyshuar

Një pastor është akuzuar për përdhunimin e një vajze 8-vjeç, në këmbim të 2 arkave me birrë për babanë e vajzës, në një fshat të largët të Meksikës.

Ish-kleriku 55-vjeçar u arrestua në fshatin Santiago Quetzalapa – rreth 300 milje larg Mexico City-t, i cili nuk zotëron qasje në rrugë apo sinjal telefonik.

Ishin ankesat e familjarëve dhe e grupeve të të drejtave të njeriut ato që shtynë ndalimin e ish-klerikut.

Zona në të cilën ka ndodhur ngjarja njihet si një vend i largët ku shpesh komunitetet drejtohen prej rregullave të vjetra e traditave, ndryshe nga ligjet e Meksikës.

Helder Palacios, redaktor i ‘site’-t Ruta 135 i cili raportoi ngjarjen, shprehet:
“Ka çështje për të cilat nuk nxirret një fajtor, nuk bëhet investigim apo nuk jepet asnjë lloj dënimi!”

Ndërkohë, Graciela Zabaleta – drejtuese e Shoqatës për të Drejtat e Njeiurt “Mahatma Gandhi” thotë se ka pasur raste edhe të shitjes së vajzave të vogla për një copë tokë, për para apo edhe për një gomar. /Blitz.al/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password