lefuture

Tronditëse, gruaja gjen një mi të qepur në veshjen Zara

we-have-all-been-pronouncing-zara-wrong-this-whole-time-980x457-1454591339_980x457

Një grua në New York ka bërë publik tmerrin që përjetoi pasi gjeti një mi të ngordhur të qepur nga brenda fustanit që sapo kishte blerë. Cailey Fiesel e cila jeton në Manhattan pretendon se ka blerë një fustan të zi për 40 dollarë në një dyqan të firmës Zara në Greenwich, gjatë muajit Korrik. Disa javë më vonë ajo e veshi fustanin për herë të parë në punë kur vuri re një erë të rëndë që vinte prej tij. Pavarësisht lëvizjeve që ajo bënte në zyrë nuk mundi të largonte erën e keqe nga vetja, të paktën kështu shkruhet në padinë që është drejtuar në Gjykatën e Lartë të Manhattanit. Në etiketën e veshjes shkruhet se fustani është prodhuar në Turqi, ndërkohë që një zëdhënës i kompanisë Zara ka deklaruar se janë duke hetuar mbi çështjen./opinion.al

js113701277_zara_dress_rat1-large_transyjxduqeue4j3kc9vuqy3k5olf888sciph7zeulxkfs0-550x344

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password