close
Breaking NewsLajme

Transformimi i një ylli, shikoni sa ka ndryshuar Angelina Jolie që nga viti 1991 deri sot

ea3e83a3e8dc25e067b5983708313045

Angelina Jolie ka nisur të jetë pjesë e biznesit kinematografik qysh në vitin 1982, kur pati një rol të vogël në filmin e të atit, Jon Voight “Lookin’ to Get Out.” Dhe në më shumë se 30 vjet më vonë, fituesja e ҫmimit Oscar, është akoma një prej aktoreve më të pëlqyera, më të paguara dhe më të suksesshme ama askush nuk mund të mohojë se ka kaluar përmes një transformimi të madh. Në videon e mëposhtme, shikoni sa shumë ka ndryshuar fytyra e Jolie përgjatë viteve, shkruan “Class”.

d04a8942db760ae9d4f6c68171b66ac4

41-vjeҫarja, e cila pak javë më parë deklaroi divorcin nga bashkëshorti Brad Pitt (20 shtator), e nisi karrierën kur ishte ende fëmijë, që në vitet ’80, ndërsa zyrtarisht u bë pjesë e kinematografisë në fillim të viteve 1990, me një pamje të freskët prej bruneje dhe me onde të natyrshme.

fc8b905c56aa19684ca201a5dd5581a0

Pas kësaj, aktorja e “Mr. & Mrs. Smith” eksperimentoi me shumë stile flokësh, duke përfshirë edhe flokët e shkurtër (pixie cut), bazuar nga roli i Gia-s në vitin 1998), bionde me kaҫurrela, pastaj me ngjyra të tjera e shumë modele glamour deri sot — kur ylli global i kinematografisë, gëzon ende një fuqi të jashtëzakonshme jo vetëm në tapetin e kuq, por edhe në shoqëri për ndikimin dhe ndihmën e saj humanitare.

c0610110c1d6d3a10942d1213ffa144d

Shikoni se si ka ndryshuar Jolie që nga 1991 deri sot përmes kësaj videoje interesante.

Tags : Angelina Jolietransformimi
loading...