lefuture

TRAGJEDI NE SHBA/ Përplaset autobusi i shkollës, 6 fëmijë të vdekur e dhjetëra të plagosur

2200

Të paktën 6 fëmijë kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Chattanooga, Tennessee. Autobusi i shkollës që transportonte fëmijë të moshës nga 5 deri në 10 – vjeç u aksidentua rreth orën 16:00 me orën lokale, gjatë ditës së hënë, raporton “TvKlan.al”. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin i cili është ndarë përgjysmë nga një pemë. Nga hetimet paraprake, oficerët e policisë thanë se shpejtësia dyshohet të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti tragjik. Ata besojnë se autobusi ka goditur një shtyllë përpara se të përplasej me pemën. Shoferi, i cili i mbijetoi aksidentit u shoqërua për t’u marrë në pyetje nga hetuesit. Sipas BBC, 5 prej fëmijëve u gjetën të vdekur brenda në autobus, ndërsa një tjetër vdiq në spital. Në mjet mësohet se ndodheshin 35 fëmijë, 23 prej të cilëve u dërguan me ambulancë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra.

aptopix-chattanooga-bus-crash-300x214

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password