lefuture

Tragjedi ajrore/ Bie avioni me 72 persona, shuhet skuadra e futbollit

image

Një tragjedi ajrore ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Medelinit në Kolumbi. Një avion me 72 persona në bord është rrëzuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar apo jo. Sipas mediave të huaja, në avion ndodhej edhe një skuadër futbolli me futbollistë brazilianë, transmeton opinion.al. Bëhet fjalë për skuadrën Chapecoense e cila do të luante ndaj Atletico Nacional-it të Medelinit në finalen e parë të Copa Sudamericana-s. Brazilianët sapo kishin eliminuar argjentinasit e San Lorenzo-s në gjysmëfinale.

Aeroporti Medellin konfirmoi se avioni, i cili bëri një ndalesë në Bolivi, po transportonte ekipin e parë të futbollit nga Brazili jugor, Chapecoense, për të cilin ishte planifikuar se do të luante të mërkurën finalen kundër Atletico Nacional i Medellin.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password