E ftuar në ‘Top Show Magazine’, këngëtarja Mihrije Braha, ka folur për projektin e saj më të ri ‘Si cigaren e fundit më fike’. Ndër të tjera ajo është ngacmuar nga opinionisti Ervin Kurti për tradhëtinë në çift. “Edhe pas 50 vitesh ta merrja vesh, nuk do e falja”-përgjigjet Mihrija. Albana shton se ‘cigaren e fundit’ do t’ja fikte në ballë. “Në ballë the Albana? Diku tjetër”- vazhdon Mihrija dhe të gjithë shpërthejnë në të qeshura. Duket se këngëtarja është tepër drastike përsa i përket çështjes së tradhëtisë. Por falë Zotit ajo gëzon një martesë dhe familje të shëndoshë. Mihrija mbetet një ikonë bukurie në skenën tonë, edhe pse siç e tha vetë këtë vit ajo mbush plot 50 vjeç./revistawho.com
https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10154415824626269/