close
Breaking NewsLajmePikante sot

Top Show/ Zbulohen emrat e dy opinionistëve të rinj

11950265_10152996264016269_2976620739249051761_o

Mbrëmë ju bëmë me dije se dy opinionistët e “Top Show Magazine”, Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj nuk do të jenë më pjesë e këtij programi. Por sot në faqen në “Facebook” të gazetarit, Olti Curri janë zbuluar emrat e dy opinionistëve të rinj të “Top Show Mag”. Ata janë Albana Osmani dhe Ervin Kurti.

Moderatorja Albana Osmani është një figurë e njohur e ekranit të “Top Channel”, duke drejtuar një sërë programesh të këtij televizioni dhe këtë sezon do ta shihni në “Top Show”, duke “ngacmuar” VIP-at dhe të ftuarit e këtij programi. Ndërsa Ervin Kurti është një emër i njohur në gazetarinë rozë dhe prej dy vitesh është pjesë e redaksisë së “Top Show”.

 

 

loading...