close
Breaking NewsLajme

Tom Hanks kundër Trump: Pasi pashë videon ku fyente femrat u ndjeva i ofenduar si mashkull

la-oscar-nominations-2014-is-the-academy-over-001

Tom Hanks, aktori i njohur është pyetur se çfarë mendimi ka për kandidatin Donal Trump në këto zgjedhje. Hanks e ka kritikuar kandidatin presidencial për komentet e tij në një video të xhiruar në vitin 2005 dhe të publikuar së fundmi, në të cilën Trump fyente femrat. Të premten pasdite, “The Washington Post” dhe “NBC News” publikuan një video ku kandidati përshkruante se si përpiqej të kryente marrëdhënie seksuale me një grua të martuar. Gjithashtu ai “mburrej” me faktin se femrat e linin t’i puthte dhe prekte për faktin se ai ishte i famshëm. “Ai ishte në ambientet e punës, nuk ishte në një dhomë të kyçur. Ai po tregonte për kamerat. Jam i ofenduar si mashkull, jo si një baba apo si bashkëshort. Kjo është diçka e gabuar si në ambientet e punës, si në një dhomë të kyçur”,- është shprehur Hanks. Ai gjithashtu është shprehur se Trump ka mungesë përvoje politike dhe nuk është i duhuri për të qenë në rolin e një presidenti. /Blitz.al

Tags : donald trumpkunderTom Hanks
loading...