Toka e dytë në univers ka oqeane dhe atmosferë

ljkp-550x271

Një ekip astrofizikanësh kanë llogaritur madhësinë dhe vetitë e sipërfaqes së planetit të emëruar ‘Proxima b’, dhe ranë në përfundim se ai mund të jetë një ‘planet oqeanik’ i ngjashëm me Tokën. Shkencëtarët treguan për zbulimin e ‘Proxima b’ në gusht dhe thanë se mund të jetë planeti i parë jashtë sistemit tonë diellor që një ditë do të vizitohet nga robotët nga Toka. Planeti i sillet yllit ‘Proxima Centauri’ diku katër vite-dritë larg prej nesh, transmeton Gazeta Express. Besohet se planeti ka një masë rreth 1.3 herë më të madhe se Toka dhe ndodhet diku 7.5 milionë km larg yllit të tij – sa një e dhjeta e distancës së Merkurit nga Dielli.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password