Në shtëpinë e Miranda Kerr në Malibu ka ndodhur një incident që sigurisht do ta tmerrojë supermodelen.
Një hajdut ka kaluar rrethojat në shtëpinë e saj, ndërsa kur roja e sigurimit ka provuar ta ndalojë, ai e ka plagosur në sy me thikë.
Pas kësaj, roja ka qëlluar hajdutin disa herë me pistoletë, derisa një plumb ka kaluar shkarazi në kokën e tij.
Ekipet e emergjencës i kanë dërguar të dytë në spital dhe TMZ mëson që të ata janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Miranda Kerr në atë kohë nuk ishte në shtëpi.