close
Breaking NewsLajme

Tjetër urdhër, shkollat qëndrojnë mbyllur deri më 20 janar

ministria-e-shendetesise

Mbyllja e shkollave, çerdheve dhe kopshteve do të vazhdojë të paktën deri më danë 20 janar 2017. Ky është urdhri i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

“Qëllimi kryesor i mbylljes së institucioneve shkollore është parandalimi i përhapjes së virusit të gripit dhe sterilizim e dezefektim i ndërtesave shkollor”, thuhet ndër të tjera në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga kjo masë përjashtohet arsimi universitar, institucionet e të cilit do të hapen ditën e hënë më 16 janar.

Shkollat, kopshtet, çerdhet dhe universitetet nuk kanë nisur fare mësim për këtë vit të ri, për shkak të epidemisë së gripit dhe motit të keq./lapsi.al

Tags : 20 janarShkolla
loading...