lefuture

TIRANE/ Shmanget tragjedia, transeksualja Anxhela tenton të vetëvritet para Kuvendit

img_39901

Një tragjedi është shmangur sot në Tiranë ku ndërhyrja në kohë i ka shpëtuar jetën një personi. F. H 32 vjeç, njohur ndryshe si transeksualja Anxhela ka lyer trupin me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ndërhyrja në kohë e policisë, ka bërë që të shmanget gjithçka. “Në rrugën “George W. Bush” dhe konkretisht në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë, 32-vjeçari F. H., 32 vjeç, banues ne Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka spërkatur të gjithë trupin. Më pas  nxori çakmakun për ti vendosur flakën vetes. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi”, bën të ditur policia. Transeksualja jeton prej vitesh në rrugët e kryeqytetit.

7bc4fa43-ceaa-41d7-b14e-89bc286d893b-0

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password