lefuture

TIRANE/ Prostitucion në lokalin e natës, flasin dy balerinat: E bënim me dëshirë që të fitonim para

ballerinanightclub-300x169

Ditën e djeshme policia njoftoi se ishte shkatërruar një rrjet prostitucioni në lokalet e natës në Tiranë. Sipas policisë në mesin e të arrestuarve ishin edhe tri vajza balerina që dyshohet se kanë ushtruar prostitucion, në mesin e të cilave edhe një 16-vjeçare nga Durrësi. Teksa minorenia ka deklaruar se ka rënë pre e mashtrimit, dy të tjerat kanë thënë se kanë bërë gjithçka me dëshirë. “Panorama” raporton se në këtë aksion të Policisë, u arrestuan Xhonatan Terpollari, Florian Bregu dhe L.B. si pjesëtarë të rrjetit që shfrytëzonin balerinat për prostitucion. Ndërkohë, bashkë me ta u shoqëruan edhe 3 vajzat balerina. Dy prej tyre kanë dhënë dëshminë e tyre para Policisë. “E bënim këtë punë me dëshirë që të fitonim para. Kontaktet i kishim me Xhonatanin”, kanë thënë dy prej 3 vajzave të shoqëruara dhe të dyshuara për prostitucion. Nderkohe, vajza e trete, 16-vjeçare, ka thene se eshte mashtruar. Siç ka raportuar “Panorama”, ajo është kthyer te prindërit e saj në Durrës.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password