lefuture

TIRANE/ Plas sherri për territoret e prostitutave, dëshmitë e dy vajzave për netët te Pallati i Kulturës

prostitutat

Dëshmi të reja janë dhënë lidhur me prostitucionin në Tiranë dhe sherret që ndodhin për ndarjen e territorit ku vajzat ushtrojnë këtë profesion në kryeqytet. Kështu një 26-vjeçare me inicialet L.D, beqare me tre fëmijë nga qyteti i Fierit, ka ardhur të ushtroje prostitucion në Tiranë, në zonën prapa Pallatit të Kulturës. Por aty nuk është e vetmja, pasi ka siç edhe dihet, kjo zonë njihet tashmë si “zona e nxehtë” në kryeqytet ku ofrohet seks në këmbim të pagesës. Kur nuk ka hotele, puna mbarohet edhe në rrugë, e jo më shumë se 10 minuta në shumë raste. Këto detaje dalin teksa lexon vendimin e dhënë disa ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, për vajzën e akuzuar për ushtrim prostitucioni, raporton Panorama.

Ajo që e ka çuar në gjyq është “kolegia” e saj, teksa sherri mes të dyjave ka lindur për zaptimin e territorit ku ato dalin “për të fituar ndonjë lek”, siç shprehen edhe vetë.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës, nga dëshmitë e dhëna prej tyre, arrin të kuptosh edhe se si funksionon që nga lidhja e dashurisë me një person i cili më pas ose të detyron ose bën pakt me ty që t’i të shesësh trupin dhe me ato lekë të bashkëjetoni.

Siç rezuIton, shtetasja  A.Z, banore në qytetin e Elbasanit, ka bërë kallëzim ndaj L.D si dhe ndaj shtetasit F.C, duke pretenduar se është shfrytëzuar prej tij për ushtrim prostitucioni. Në fillim thotë vajza, kanë krijuar lidhje dashurie me njëri-tjetrin, por më pas ky i fundit “i ka propozuar të zhvendoset në Tiranë dhe më pas të dy kanë marrë një banesë me qera, ku A.Z është bindur të ushtrojë prostitucion e fitimet do ti merrte F.C”.

Gjatë kohës që A.Z ka ushtruar prostitucion prapa Pallatit të Kulturës, aty ajo është njohur me shtetasen L.D, e cila gjithashtu ushtronte prostitucion në atë vend. Këtu ka lindur edhe zënka mes tyre që ka degjeneruar në rrahje e përplasje fizike, shkruan panorama.al.

DËSHMIA NË GJYQ E L.D

Pyetje: Çfarë bëni në Tiranë dhe si i siguroni te ardhurat tuaja?

Kam ardhur ne Tirane perpara rreth gjashte vjetesh. Erdha per te gjetur nje pune dhe keshtu ndodhi qe fillova pune nje lokal me muzike tallava ne pronesi te Lices. Kam punuar si balerine per rreth nje jave. Aty u njoha me nje djal i quajtur K.D. U dashurova me te dhe qe atehere jemi lidhur bashke. Sa here kam ardhur kam qendruar ne shtepine e tij sebashku me prinderit dhe vellane e tij. Une kam kohe qe e beje si pune qe kryej marrëdhenie seksuale me pagese ne qender te Tiranes.

Pyetje: Cfare ka ndodhur mbreme tek rruga mbrapa Pallatit te Kultures, me ke keni bere sherr?

Mbreme une kam dale ne qender per te bere ndonje pune dmth per te fituar ndonje leke duke kryer marrdhenie me leke. Mbreme kur dola pash nje vajze e cila po rrinte aty ne rruge dhe doja ta largoja nga rruga qe po rrija une. I thashe ik qe ktej mos te shof ketu, ndersa ajo reagoi duke me kapur nga floket dhe me pas u zume me njera- tjeren. Ne ate moment hyri nje tranvestit i cili na ndau.

Pyetje: Me sa klient shkoni ne dite dhe sa eshte perfitimi juaj?

Une nuk dal cdo dite dhe perfitimi nga nje rast mardhenie seksuale eshte 2000 leke. Kete gje une e bej sa here vij ne Tirane dhe takoj te dashurin tim K. dhe me pas dal per te bere ndonje lek.

Pyetje: A e paguani K. nga parate qe fitoni ju nga marrdhenia seksuale dhe sa djeni ka ai rreth situaes tuaj te prostitucionit?

Une nuk e paguaj K. me para, ai e di se cfare bej une pasi i kam treguar vet me pare qe kur jemi lidhur. Ai eshte ne djeni te gjithckaje, dmth te marrdhenieve seksuale me pagese.

Pyetje: Ne cfare vendesh shkoni me klientet?

Une kete gje e kryeje ne rruge.

DËSHMIA NË GJYQ E A.Z

Pyetje: Prej sa kohesh keni dale ne qender te Tiranes dhe kryeni marredhenie seksuale kundrejt pageses per llogari te shtetasit F.C?

Ne fund te muajit Gusht kam ardhur ne Tirane dhe F. mua me propozoi qe une te dilja ne qender te Tiranes dhe pikesisht mbrapa Muzeut Kombetar pasi nuk kishim mundesi te tjera per te paguar qerane e shtepise. Une nuk kisha se cfare te beja dhe e detyruar pranova te dilja ne qender te Tiranes per te ushtruar prostitucion kundrejt pageses.

Pyetje: A te ka mesuar F. se si te paraqites perpara klientit dhe sa para do te merrje per klient? 

Po ai me ka thene qe te shkosh me prezervative, nuk duhet te vonohesh me shume se 10-minuta me klientin, nuk duhet  te kryesh seks oral. Pazari duhet te varjoje nga 4.000-5.000 mije leke te reja per klient, dhe se do te kryente mardhenie tek hoteli i cili ndodhet ne afersi te foto studio X (emri i biznesit) ne te cilen qendron nje grua plake gjithmone dhe se aty paguhej pak leke per hotelin.

Pyetje: Ku qendronte F. gjate kohes qe qendronit per pune dhe me pas shkonit ne hotel?

Rrinte tek nje lokal ne afersi te Y (emri i biznesit), dhe gjate kohes qe une shkoja ne hotel ai rrinte dhe me vezhgonte mua per te gjitha veprimet qe une kryeja.

Pyetje: Gjate kohes qe ju mbaronit pune me kilentet kush ti merrte leket? 

Pasi une mbaroja pune parate qe me jepte kleinti i dorezoja F. i cili me priste tek vendi i punes ku une qendroja mbrapa Muzet Kombetar.

Pyetje: Sa kliente benit ne nate dhe a ju ka gjetur F. ndonje klient nese po ne sa raste?

Une ne nate 2-3 kliente dhe F. ka pasur 3-raste qe mua ma ka sjelle klientin F. dhe me ka thene qe te kryeja marrdhenie me te, si dhe ne te gjitha rastet ku une kam qendruar ne pune, mbrapa muzeut leket mi merrte F..

Pyetje: A te ka bere presion ndonjehere F. qe pse punon kaq pak ne nate?

Po ne 2-3 raste me ka bere presion psikologjik se pse vonohesha kaq shume ne hotel dhe me ka kapur per krahu forcerisht.

Pyetje: Ne daten 05.10.2015 ne mbremje vone ju jeni zene me shtetasin A. D dhe shtetasen L.D, cfare mund te na thoni? 

Po eshte e vertete po une po qendroja ne vendin e punes. Si cdo nate aty me afrohej shtetesja L.D e cila me thote se mos te shoh me te te rrish ketu ne kete vend. Une i thashe qe ky vend eshte per te gjithe dhe une ketu do te rri. Ajo per momentin u largua dhe pas pak minutash ajo vjen perseri ku mbrapa saj ishte A., ku me thote qe ti perseri je ketu, nuk ke ikur. Une i them qe po pres F. Ajo me kapi prej flokesh dhe A. me gjuajti me shpulle tek surrati, L. me gervishti tek balli dhe tek qafa ne krahun e djathte , ku ne keto momente ka ardhur dhe vëllai i A. i cili me ka kapur per dore dhe tek qafa dhe me gjuajtur siper kokes ku kam momentalisht dhe nje dhimbje siper kokes. Une u largova nga vendi ku u zume dhe me pas shkova tek Komisariati i Policise Nr.3 duke denoncuar se cfare me kishte ndodhur.

Pyetje: Shtetesja me emrin L. cfare pune ben ne vendin ku eshte krijuar konflikti dhe cfare lidhje ka me shtetasin K?

Ushtron prostitucion njesoj si une, ndersa K. eshte tutori i saj i cili qendron gjithe kohes pas saj dhe kujdeset qe ajo te mos kete probleme gjate kohes qe ushtron prostitucion. Naten qe beme sherr L. me tha “Ik largohu nga ky vend se ketu punoj une”.

Në fund të procesit gjyqësor, ne 14 nentor 2016 gjykata ka dënuar me shërbim prove shtetasen L.D. që për një afat prej 18 muajsh, të mos kryejë vepër tjeter penale.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password