“Vëllai i Madh” u ka vendosur rregulla strikte banorëve, pas ndarjes me grupe ata nuk duhet të komunikojnë me anëtarët e grupeve të tjera, aq më pak kur të gjithë janë çift e nuk mund të flasin me partneret e tyre. Por kjo nuk i ndalon ata që të gjejnë rrugë të tjera komunikimi, pas bisedave në “ajër”, Fotini i shkruan mesazh dashurie me gurë ne oborr Danjelit. Pasi Danjeli e shikon shton edhe ai dedikimin e tij në mesazhin me gurë. Por ky moment nuk ka kaluar pa komente nga banorët e tjerë, të cilët nuk e ndajnë dot nëse është thyerje rregullash, apo jo. Dona i thotë Ambrës se Fotini nuk e bëri fare mirë me këtë mesazh, sepse i bie tani që të gjithë të shkruajnë të dua. Por ata që ndërmarrin masa ekstreme kanë qenë Lupçe dhe Elisona të cilët i prishin mesazhin, ndërsa Danjeli i shikon. Por edhe një çift tjetër ka thyer rregullat e vendosura nga ‘Big Brother’. Musa dhe Dona janë ne tualet, ata qeshin me njëri-tjetrin dhe komunikojnë sikur janë duke kënduar këngë të ndryshme, por që në fakt janë kthim përgjigje për partnerin.
Dona: O sa shumë të dua, o moj zemër, o moj zemër
Musa: Ato nuk janë tuat e tua, rrobat e gjumit ku janë. Unë për ty nuk ndryshoj më mungon të të puth në gojë
Dona: O sa shumë të dua, o moj zemër, o moj zemër
Musa: E di sa vështirë është, me dhemb stomaku kur nuk jam me ty, dita nuk mu shty.
Dona: E di, por pa bukë nuk mund të rri. Nuk e di si po këndoj po di të them që të dua ty