Ylli i Bayern Munich, Thiago Alcantara, tha se skuadra e Shqipërisë është për tu marrë shembull dhe kërkon që të mos nënvlerësohen kuqezinjtë.
“Në ditët e sotme, niveli është rritur dhe nuk rivalizojnë vetëm skuadrat e mëdha, por të gjithë kundërshtarët mund të të surprizojnë. Ky është edhe rasti i Shqipërisë, një skuadër e kthyer në shembullin e përparimit të futbollit”, tha fillimisht Thiago.
“Si do të luajmë? Skema taktike mbetet brenda skuadrës, por i kemi studiuar kundërshtarët, si ndryshon ekipi shqiptar në fushën e lojës, me tre mesfushorë që ndihmojnë mbrojtjen apo me rreshtimin e tyre me pesë mesfushorë”, shtoi ai para ndeshjes që do të luhet në ‘Loro Boriçi’. /Express/