close
Breaking NewsLajme

Thellohet skandali seksual në Itali, zbulohet axhenda me “pullë të kuqe” e priftit

c_2_articolo_3049782_upiimagepp

Ditën e djeshme raportuam se një kishë në Padova në Itali ishte përfshirë në një skandal seksual. Prifti Don Andrea Contin, u akuzua për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe favorizim të prostitucionit me gratë besimtare që shkonin në kishë. Sot kanë dalë detaje të reja të ngjarjes që tronditi opinionin publik në vendin fqinjë. Mësohet se prifti mbante një axhendë të mirfilltë për aktivitetin e tij të jashtëligjshëm. Ai shënonte emrat, numrat dhe oraret e takimeve “hot” në axhendë. Përmes axhendës policia krijoi kontakt me gratë viktima dhe mori dëshmitë e shtatë prej tyre të cilat pohuan se kanë pasur raporte seksuale me Don Andrean, përfshirë edhe marrëdhënie ekstreme. Ai nxirrte edhe njoftime në internet me të cilat tërhqite burrat për t’i dhënë “shërbim” kundrejt parave me gratë e kishës./ revistawho.com

Tags : prifti
loading...