Gazeta angleze “The Times And The Sunday Times” i ka kushtuar një artikull posaçërisht këngëtareve kosovare me famë botërore, Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi. “The Times” e fillon artikullin duke përshkruar Kosovën dhe më pas yjet që prodhon ky shtet i vogël. “Shteti i Kosovës në juglindje të Europës mund të jetë i vogël, por nga aty dalin yje. Është tre herë sa Londra dhe ka 1.8 milion banorë, më pak se një e katërta e New York-ut. Por ka një zakon, të prodhojë shumë artistë që kanë arritur majat e top listave”, -shkruan “The Times”. Më pas këngëtareve i kushtohet nga një paragraf mbi jetën dhe karrierën. “Më e famshmja është Rita Ora e cila ka lindur në kryeqytetin, Prishtina. Ajo u largua nga Kosova kur ishte një vjeç për shkak të arsyeve politike. Prindërit i vunë asaj emrin “Ora” që do të thotë “kohë” në shqip. 21 vjeçarja Dua Lipa është vajza e një ylli rroku kosovar. Ajo ka jetuar 4 vite në Kosovë. “Jemi shumë krenarë nga vijmë. Ne i themi gjithmonë të tjerëve që jemi nga Kosova” thotë Dua Lipa. Kënga e saj “Be the one” ka qënë e renditur e para në 15 shtete dhe ajo ka 250 milion streams në “Spotify”. Era Istrefi ka fituar gjithashtu sukses viral me këngën “Bonbon”. Video arriti 180 milion shikime në Youtube vitin e kaluar dhe vetëm 22 vjeç ajo ka nënshkruar kontratë me “Sony”, -shkruan “The Times”. /revistawho.com