“The Miss Globe” ka ulur siparin me një fituese bukuroshe, Miss India – Dempile Chetan Patel… Spektakli që u drejtua nga Iva Mera dhe Altin Hazizaj, mbajti për disa orë të emocionuara me dhjetëra vajza nga shtete të ndryshme të botës. Shoqëruese e parë e Miss-it u shpall bukuroshja nga Kolumbia, ndërsa Shqipëria rrëmbeu kurorën e shoqërueses së dytë. Krahas sfilatave të bukurosheve, nuk munguan në spektakël numrat artistikë nga emra të njohur të skenës si: Rovena Dilo, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Vesa Luma, Big Basta, Classic Boys, etj. Nën koreografinë e Olta Ahmetaj dhe me muzikën e zgjedhur nga Fabian Basha, vajzat sfiluan si sirena në skenën e “The Miss Globe”. Kompeticioni i bukurisë, qe mban vulën e një shqiptari si Petri Bozo, me skenar të Alda Bidës dhe Alida Cenaj, solli edhe këtë herë një shfaqje shumë të bukur për shqiptarët.