lefuture

Terroristët u zbuluan nga ushtria izraelite, po përgatisnin sulm në Shqipëri

muhaxheri1

Mësohen detaje të tjera lidhur me 4 të arrestuarit që dyshohet se po përgatisnin një atentat për të sulmuar skuadren izealite gjatë ndeshjes me Shqipërinë më 12 Nëntor. Burime nga prokuroria të cilat i citon TV ABC thuhet se “njësia e Antiterrorit pranë ushtrisë së Izraelit ka dhënë alarmin për sulm të mundshëm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës”.

Pak muaj më parë kjo njësi ka transkiptuar një bisedë të përgjuar të Lavdërim Muhaxherit, kryeterroristit shqiptar në Siri, i cili kërkon nga bashkëkombasit e tij në Kosovë të organizohen për sulme ndaj kombëtares së futbollit izraelit, raporton ABC.

Kjo bisedë, ka vënë në lëvizje shërbimet intelegjente partenere, të cilët kanë njoftuar autoritet shqiptare të cilët kanë asistuar në mbledhjen dhe grumbullimin e informacionit për grupin e besimtarëve muslimanë me prirje ekstremiste në Shqipëri.

Gjatë këtyre përgjimeve, burimet thonë se janë fiksuar biseda të ndryshme që shtetasit nga Kosova bënin me shtetasit shqiptarë, pas porosive dhe urdherave që jepte Lavdërim Muhaxheri nga Siria.

Në njërin nga transkiptimet e këtyre bisedave, sipas prokurorisë, flitej për hakmarrje ndaj të pafeve në Shqipëri, mes të tjerash edhe për një sulm me eksploziv dhe armë ndaj Kombëtares së Izarelit në Shkodër.

Për këtë fakt, janë kontrolluar dhe vëzhguar prej muajsh individë të ndryshëm në Shqipëri, mes tjerash edhe 4 të arrestuarit Xhezair Fishti, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani të cilët rezulton më aktivë në bashkëpunimin me shtetas shqiptarë nga Kosova, që mbanin lidhje direkte me Lavdërim Muhaxherin.

Dyshohet se Fishti ishte personi që mbante kontakte me shtetasit nga Kosova, 9 prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

Burimet thonë se dy prej të arrestuarve në Kosovë, kanë pranuar të bashkëpunojnë duke treguar edhe veprimet konkrete që janë ndërmarrë për një organizim të mundshëm gjatë ndeshjes në Shkodër.

Këto të dhëna, kanë bërë që autoritet shqiptare në bashkëpunim me Shërbimet Izraelite të kërkojnë nga FIFA lejimin e zhvendosjes së ndeshjes nga Shkodra në Elbasan, kërkese e cila tashmë është miratuar./opinion.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password