Teoricienët: Fundi i botës është afër, këtë herë kjo është e vërtetë

end-of-the-world-is-about-to-arrive-now-what-580x360

“Kërkuesit e së vërtetës” besojnë se fundi i botës është afër dhe ata po pretendojnë se këtë herë kjo është e vërtetë. Parashikimi më i fundit i apokalipsit ka përhapur konspiracion nëpër shumë ueb-faqe në internet, dhe teoricienët besojnë se e gjitha kjo ka të bëjë me hënën e natës së mbrëmshme. Fenomeni natyror “hëna gjak” e bën hënën të duket më e kuqe në ngjyrë dhe shumë më të ndritshme se zakonisht, si rezultat i pozitës së saj në qiellin e natës, shkruan Express. E njohur edhe si “hëna e gjuetarit”, ngjarja hënore e natës së mbrëmshme ishte veçanërisht mbresëlënëse, pasi u quajt edhe “superhënë”. Një superhënë duket më e ndritshme se zakonisht, për shkak se hëna e plotë del në të njëjtën kohë kur është në pikën e saj më të afërt me Tokën gjatë një cikli hënor. Dhe kjo hënë e natës së mbrëmshme bëri që entuziastët e apokalipsit, falë një paralajmërimi biblik, të besojnë se kjo hënë sinjalizon fundin e njerëzimit. Profecia e “hënës gjak”, një teori e njohur në mesin e teoricienëve, thotë se kjo ndodhi natyrore paralajmëron se Toka do të shkatërrohet. Siç thuhet, hëna sinjalizon se Planeti X, i njohur edhe si Planeti 9, është në rrugën e tij drejt Tokës për t’i dhënë fund asaj. Planeti besohet se kalon pranë Tokës çdo disa mijëra vjet, dhe besimtarët e kësaj profecie të hënës së gjakut pretendojnë se tërheqja e tij gravitacionale do të shkatërrojë planetin tonë. Teoria biblike besohet se rrjedh nga një citim në Librin e Joelit, ku shkruhet: “Dielli do të kthehet në terr dhe hëna në gjak, para se dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit të vijë”.

08 Oct 2014, Washington, DC, USA --- A full total lunar eclipse of the moon is visible over the dome of the United States Capitol in Washington. A "blood moon" occurs when the earth positions itself between the sun and the moon, creating a full lunar eclipse with a majestic red hue. --- Image by © Brooks Kraft/Corbis

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password