• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme, Moti

Temperatura nën zero, ja surprizat që ka rezervuar moti për ditët në vazhdim

Shqipëria dhe Europa është mbuluar nga një valë e të ftohtit siberian sapo erdhi viti i ri 2019. Temperaturat kanë kapur vlerat nën zero, ndërsa pjesën më të madhe të vendit e ka mbuluar dëbora. Sipas Albeu.al në javën e dytë të janarit pritet që moti të jetë edhe më i ftohtë. Temperaturat do vazhdojnë të bien në të dyja ekstremet, duke arritur në vlerat maksimale 5 gradë dhe në ato minimale -6 gradë celsius. Këto vlera vlejnë për qytetin e Tiranës dhe zonat bregdetare. Ndërsa në zonat veriore dhe juglindore temperaturat pritet të jenë më të ulta, ndërsa dëbora do të shtohet në ditët në vazhdim. Ditën e nesërme mund të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet./revistawho.com