Në konferencën e djeshme të Kongresit Internacional “Dashuri dhe seks me robotët”, shkencëtarët zbuluan se seksi me robotët do luajë një rol kryesor në dhomën e fjetjes. Doktor Trudy Barber u shpreh se seksi me robotët do jetë diçka normale pas 25 vjetësh. Ai gjithashtu tha se duke qënë se njerëzit janë të fiksuar me teknologjinë, do të thotë se kjo gjë nuk do shumë kohë të ndodhë. “Mendoj se kjo do e bëjë një marrëdhënie dashurie më emocionuse.” -u shpreh Barber. Edhe pse duket thjesht një teori, këtë vit u shpenzuan 34 mijë paund për të krijuar një robot që duket si Scarlett Johnasson. Por ndryshe është shprehur profesor Noel Sharkey në lidhje me këtë. “Seksi me robotët do jetë i pakuptimtë pasi një robot nuk mund të ta kthejë dashurinë” -u shpreh ai.