Kush tha që veshjet me lule janë vetëm për në verë? Këtë sezon vjeshte kemi parë që pasarelat e modës në të gjithë botën u gjallëruan nga ngjyrat e ngrohta dhe printet me lule. Menjëherë pasi u prezantuan nga shtëpitë e modës, vajzat simpatike të ekranit shqiptar e përqafuan këtë trend duke na dhuruar një imazh perfekt me pamjet e tyre. Printet me lule kanë zënë vend në shumë veshje. Përveç fustaneve, ky detaj mund të gjendet në xhaketat e lëkurës, në xhinse, pulovra apo edhe në ndonjë shall të hollë vjeshte. Si detaji përfekt për të rënë në sy, lulet janë ato që i duhen garderobës suaj dhe ne po ju tregojmë kombinimet që kanë bërë vajzat e njohura të ‘showbiz-it’ shqiptar./revistawho.com