• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Të thjeshtë por unik, tek Fiori Dardha mund të gjeni modelet më të veçanta të fustaneve

Fiori Dardha gjithmonë ka preferuar të qëndrojë brenda kornizave të thjeshtësisë, pa ekzagjerime në pamjen e saj. Këtë ja kërkon dhe profesioni, megjithatë edhe në përditshmëri moderatorja zgjedh të qëndrojë e njëjtë. Pavarësisht se shumë e thjeshtë, Fiori bie në sy për një stil mjaft unik, sidomos në përzgjedhjen e fustaneve. Nuk vishet çdo ditë me fustane, por mund të themi se në garderobën e saj ka shumë të tillë. Në fotografitë e Fiorit vihet re se ka një shumëllojshmëri ngjyrash dhe modelesh fustanesh. Të shkurtër ose të gjatë, me stil çupëline ose si të një zonje të vërtetë, moderatorja i ka provuar të gjitha llojet e fustaneve. Pavarësisht se shumë vajza thonë se jo çdo prerje mund të qëndrojë bukur në trup, për Fiorin nuk është e vërtetë. Nëse nuk i parapëlqeni shumë fustanet, me siguri pasi të shikoni këto foto të moderatores do të gjeni një model që u përshtatet dhe do të filloni të jeni ‘fanse’ e tyre. /revistawho.com