Pak javë më parë erdhi në qendër të vëmendjes dhe bëri shumë bujë lajmi se Roza Lati kishte vendosur të bënte gjoksin. Lajmin ajo e bëri vetë publik, si dhe e shoqëroi në Instagram me shumë materiale, që nga konsulta e parë me kirurgun e Klinikës “Dermo Life”, gjithashtu postoi momentin e futjes në sallë dhe dialogun mbi merakun nëse do ta kishte apo jo piersingun në njërin gjoks, siç e kishte pasur më parë.
Ajo që të bie në sy në rastin e Rozës, është fakti që ajo theu një tabu në një shoqëri ku një vajzë e njohur, mund të duket me kilometra që ka bërë ndërhyrje plastike, por ajo vetë nuk e pranon kurrë. Në rastin e Rozës, ajo me tipin e saj të çiltër si fëmijë, bëri që kjo shoqëri, le të themi akoma e paçliruar plotë- sisht, ta pranojë këtë ndryshim në fizikun e Rozës si një normalitet.
Ndërsa Roza dhe e ëma Rita kërkonin një gjoks pak më të madh. Në këtë “duel”, në fund fitoi mendimi i profesionistit dhe duhet thënë se ka pasur të drejtë. Në fotot që ka postuar Roza, gjoksi i saj duket një mrekulli, aspak vulgar dhe shumë natyral. Ne jemi të bindur se pas kësaj eksperience, ajo do të bëhet një model për të ndryshuar edhe disa shije estetike në shoqërinë tonë, siç është p.sh. një gjoks i vogël dhe, mbi të gjitha, në harmoni me linjat.
Tani Roza nuk kursehet me sete fotografish superseksi, sepse tashmë ka një armë të fortë për të joshur, gjoksin, të cilin ajo e ka zbukuar goxha në foton e fundit. Dhe ia ka dalë të joshë. Ashtu siç ia kanë dalë edhe shumë këngëtare të njohura, të cilat janë mjaft bukuroshe, por nuk kanë rënë pre e modës së dekoltesë së bollshme, duke qenë përsëri shumë seksi.
I tillë është rasti i Xhensila Myrtezajt, një këngëtare shumë e mirë, shumë e ëmbël dhe shumë seksi, por me një dekolte modeste. Njësoj me Xhensilën është edhe Samanta Karavello, e cila ka bërë hundën, por nuk është joshur për të bërë gjoksin, të paktën deri tani. Por edhe nëse do ta bëjë, duhet patjetër të ndjekë shembullin e Rozës./ Panorama